Një 19-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës pasi ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

I arrestuari është shtetasi me inicialet, A. Gj., 19 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më 30 maj gjatë kontrolleve në një automjet në lagjen Kir të Shkodrës u gjetën 2 armë zjarri kallashnikov, në posedim të tij.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijojnë kontrollet mbi bazën e inteligjencës policore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Dyshohet se posedonte 2 armë zjarri kallashnikov, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:

A. Gj., 19 vjeç, banues në fshatin Kir.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 30.05.2025, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet, në një lagje të fshatit Kir, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet se i posedonte shtetasi A. Gj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.