Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpjeguar arsyet që qëndrojnë pas vendimit për të marrë pjesë në Parlament, edhe pse nuk njeh rezultati ne zgjedhjeve.

Në mbledhjen e grupit të ri parlamentar, Berisha zbuloi se ka marrë shumë mesazhe dhe ka pasur shumë demokratë të zhgënjyer, por sipas tij, prezenca në Parlament është luftë. Ai tha se në këtë mënyrë PD po përballet me atë që e cilësoi si “narkoregjimi”, duke shtuar se i vetmi që do kënaqej nga mos-hyrja e PD në Kuvend do është Rama.

“Ju garantoj se Edi Rama do festonte sonte nëse ne do vendosnim të mos ishim në Parlament. Ishte vendim i vështirë, por i domosdoshëm dhe do kishte shumë pasoja nëse do merrnim vendim tjetër, për betejë jetike të opozitës, ndaj e nisa fjalimin me këtë”,– tha Berisha.