Gjendet një trup i pajetë në zonën e Çardhakut në Moravë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima ka humbur prej 6 muajsh dhe është gjetur mbrëmjen e sotme.

Viktima është identifikuar dhe është endacak ndërsa nuk ka shenja dhune në trup nga kqyrja paraprake. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të parë edhe sa ditë ka që ka ndërruar jetë.

Policia ndërkohë po kryen veprimet hetimore për rastin.