Karabinierët në Itali kanë arrestuar dy persona nga ish-Jugosllavia të akuzuar se ishin pjesë e një grupi që më 13 dhjetori 2012 rrahën për vdekje një shtetas shqiptar.
Ngjarja ndodhi pranë një diskoteke në rrethinat e Firences, ku dy sllavët Elvis Asanovski, 34 vjeç dhe Sedat Bejzak, 36, rrahën për vdekje 21-vjeçarin Shahin Tusha.
Dy të arrestuarit akuzohen për përleshje të dhunshme dhe vrasje të qëllimshme dhe janë dërguar në qeli. Në janar karabinierët arrestuan një tjetër anëtar të grupit, një 28-vjeçar maqedonas.
21 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)