Një 46-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi iu gjetën rreth 864 mijë euro cash, para që dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike.
Sipas mediave në vendin fqinj, fillimisht ai u ndalua në një rrugë mes Brindizit dhe Leçes, ku gjatë kontrollit të mjetit u zbuluan 200 mijë euro të fshehura në pako vakumi me kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.
Kontrolli policor i vijoi edhe në banesë, aty ku policia gjeti 633 mijë e 850 euro të fshehura në dollap dhe të ndara në pako kartëmonedhash.
Në total, u sekuestruan 863 mijë e 850 euro. Autoritetet italiane po hetojnë për të zbardhur tërësisht këtë rast.
46-vjeçari shqiptar akuzohet për pastrim parash dhe transferim të sendeve me vlerë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Hetimet vijojnë jo vetëm për gjetjen e bashkëpunëtorëve, por po ashtu për zbulimin e origjinës së parave.
https://gazeta-shqip.com/aktualiteti/trgjike-ne-burgun-e-recit-35-vjecari-i-denuar-i-jep-fund-jetes/