giulio-andreotti-1Ndërron jetë në moshën 94 -vjeçare ish-kryeministri italian, Giulio Andreotti, simbol i pushtetit demokristian dhe një ndër politikanët më të fuqishëm të Italisë.


”Andreotti vdiq në shtëpinë e tij në Romë, pas mesditës”, thanë burime të afërta me ish-kryeministrin, të cilat janë cituar nga mediat italiane.


Giulio Andreotti ka mbajtur tri herë postin e Kryeministrit të Italisë, ndërkohë që gjatë karrierës së tij politike ka mbajtur edhe shumë poste qeveritare me rëndësi.


6 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)