policePolicia italiane e qytetit të Veronës ka arrestuar një shtetas shqiptar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.


Artur Petushi, 37 vjeç, rezident në vendin fqinj, konsiderohej nga policia italiane si një nga trafikantët më të mëdhenj, që vepronte kryesisht në veri të Italisë dhe kishte lidhje ndërkombëtare.


Gjatë kontrollit të ushtruar në një garazhd në pronësi të tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 750 gramë kokainë, 28 kg marijuanë, 20 mijë euro, 47 celularë, 6 automjete që përdoreshin për transportimin e drogës si dhe mjete për presimin dhe dozimin e lëndës narkotike.


25 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)