Një 28-vjeçar shqiptar tragjikisht ka mbetur viktimë e një aksidenti në Policoro të Italisë.
Mediat lokale raportojnë se ai u godit nga një makinë e drejtuar nga një shtetas italian, i cili u arrestua menjëherë pas aksidentit.
Viktima po ecte në shoqërinë e një bashkatdhetari, i cili mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.
Mësohet se i riu shqiptar kishte shkuar në Itali për të punuar.
Policia bashkiake dhe karabinierët ndërhynë menjëherë në vend. Hetimet për të sqaruar dinamikën e aksidentit vazhdojnë nga policia.
29 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)