droge italiNjë trafik ndërkombëtar droge, i llojit kokainë dhe heroinë është zbuluar dhe goditur në Veronë nga policia italiane. Në pranga kanë përfunduar sot në mëngjes pjesëtarët e një organizate narkotrafiku që sillnin në Itali lëndë narkotike nga Shqipëria dhe Maroku.


Një pjesë e madhe e të dyshuarve, ndodhen në arrest shtëpiak në qytetet e Veronës, Bolonjës dhe Rovigos. Hetimet kishin nisur tre vjet më parë dhe në javët e shkuara rrethi sa vinte e ngushtohej, shkruajnë mediet italiane.


Droga, sipas burimeve policore, vinte në Itali përmes të ashtuquajturve korrierë, të cilët e fshihnin drogën në mënyra të ndryshme për të mos u zbuluar nga policia gjatë kontrollit të bagazheve. Disa prej tyre gjatë hetimeve janë ndaluar dhe arrestuar menjëherë pasi kanë zbritur nga avioni me të cilin udhëtonin.


19 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)