Dhjetë persona, mes të cilëve dy fëmijë shqiptarë dhe një foshnjë 8-muajshe italiane, kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme nga shpërthimi i një bombule gazi në një apartament në Formia, Itali. Sipas të dhënave të referuara nga mediat italiane, rrjedhja e gazit erdhi nga një apartament ku ishte akomoduar me qira një familje shqiptare. 10 persona, mes të cilëve 3 fëmijë, (8-9 vjeç dhe një bebe 8 muajsh) janë dërguar në spital.
Dy prej fëmijëve u dërguan në spitalin në Romë, ndërsa foshnja u dërgua në spitalin e Latina, por fatmirësisht mjekët thonë se asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Origjina e zjarrit ka qenë funksionimi jo i mirë i bombolës në familjen shqiptare që duket se ka pasur defekt në tubat që kryenin furnizimin me gaz. Ndërkohë tre apartamente janë djegur plotësisht dhe karabinierët po hetojnë ngjarjen aksidentale, e cila fatmirësisht është mbyllur pa viktima.
7 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)