C_2_articolo_3020176_upiImageppNjë 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën e vrasjes. Sipas mediave italiane dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një grua 37-vjeçare dhe një fëmijë 10 vjeç.


37-vjeçarja që humbi jetën ishte nga Puglia, ndërsa makina në ato momente drejtohej nga nëna e vajzës 10-vjeçare, që humbi jetën tragjikisht. Në makinë ishin edhe dy fëmijë të tjerë të viktimës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.


Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Brescia. Raportohet se i riu shqiptar ishte nën efektin e alkoolit. Ai po udhëtonte nga Brescia në Verona.


14 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)