Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Mësohet se është arrestuar Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë. 35-vjeçari u kap nga policia kufitare në Kakavijë, teksa po tentonte të hynte në Shqipëri.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.

Njoftimi i policisë:

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim, për vjedhje me dhunë. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavije, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin: Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.