Italia ka ngorut alarmi nëpr numrin gjithnjë e në rritje, të fmëijëve shqiptarë që kërkojnë azil në gadishullin Apenin me argumenti nse pridnërit i kanë braktisur.
Periodikisht Ministria italiane në relacionet e saj ka dokumentuar se numri i minorenëve shqiptarë renditet në 5 vendet e para të listës duke kapërcyer dhe numrin e atyre që mbërrijnë nga zona lufte apo fatkeqësie natyrore e ekonomike. Raporti i fundit me të dhënat nga 1 janari 2023 më 30 qershor 2023 informon se minorenë shqiptarë pa prindër që strehohen në strukturat italiane janë 1137.
Ndaj 20 prej tyre autoritetet italiane të shërbimeve sociale kanë kërkuar nga Organizata Botërore e Emigrantëve të nis një proces hetimor familjar.
Janë gjithsej 47 kërkesa të tilla prezantuar gjatë këtij 6 mujori, 20 prej tyre pra janë ndaj familjeve të minorenëve shqiptarë, e 27 për ata me origjinë nga Tunizia, Kosova e Kameruni. Një procedurë e tillë nis kur dyshohet se minori nuk është i vetëm e në kushte sociale ekonomike që duhet të strehohet nga autoritetet italiane.
Minorenët e mbërritur në tokën italiane nga Egjipti, Ukraina, Guinea, Tunizia e Shqipëria, përkatësisht 5 vendet e para të listës së Ministrisë, për nga numri i lartë i tyre përbëjnë dy të tretat e numri të përgjithshëm që sipas këtij raporti është 20 926. Pas shqiptarëve që zënë vendin e pestë, renditen minorenët e mbërritur nga Gambia, Bregu i Fildishtë, Pakistani, Afganistani, Eritrea etj.
E në këtë listë janë renditur dhe minorenët kosovarë që janë të 13-t, e numri i tyre është 245.
Minorenët shqiptarë strehohen në struktura e shërbimeve sociale në rajonet Emilia Romagna, Lombardia e Toskana.
Sipas raportit italian 80% e minorenëve shqiptarë e kosovarë kanë hyrë në territorin italian përmes porteve apo kufijve tokësore.
Gjatë gjashtë mujorit të parë të 2023 janë 328 shqiptarë strehuar në strukturat italiane, që kanë mbushur moshën madhore e u është dhënë e drejta e një leje qëndrimi të rregullt për motive studimi o punësimi.
Mes historive të disa minorenë që Raporti i Ministrisë Italiane ka dokumentuar. është dhe historia e Geraldo Muho.
Geraldo mbërriti në Itali më 2021, së bashku me babain e tij e përmes rrugës detare në Brindizi. Por destinacioni i tyre ishte Torino, ku Geraldo duhet t’i nënshtrohej një operacioni delikat në sy. Vuante nga një problem i rrallë në shikim e në Itali kishte specialistë të duhur për ta kuruar.
Pas vizitës, së bashku me babain kthehen në Ancona. I ati niset me traget për në Shqipëri ndërsa Geraldo qëndron në Itali. Ishte 17 vjecë.
Strehohet në një qendër për minorenë në komunën Grottamare në provincën e Ascoli Picceno në rajonin e Marche. Hyn në shkollë, mëson gjuhën italiane e pas pak muajsh gjen punë në një fabrikë divanesh në qytezën e Martinsicuro në provincën e Teramos. Monton divanë e pas një periudhe prove punësohet me kontratë të rregullt e afatgjatë.
Ajo c’ka është e rëndësishme për të është se sot në moshën 20 vjecare, ka një punë të qëndrueshme e që është baza për të projektuar të ardhmen e tij në Itali.
Por Geraldo ka dhe një pasion tjetër; këngën. I pëlqen të këndoj e ëndërron që videot e tij t’i publikoi në platformat online, prandaj dhe historia e Geraldos dokumentuar nga Ministria italiane mban titullin “Këngë e divan”.
“Tani për tani këndoj shqip, thotë Geraldo, por sapo të perfeksionoj gjuhën italiane do të këndoj dhe në këtë gjuhë”.