Arrestohet në Maqedoninë e Veriut Saimir Taullau, i kërkuar nga Zvicra për trafik droge.


Saimir Taullau, i cili njihet si biznesmen, i janë bërë dy atentate, një në 2017 dhe një tjetër në 2018.


Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar për këtë vrasje grupin e Aldo Bares. Biznesmeni 47-vjecar njihet si një person me precedent penalë.


Thirrja nga OFL


Saimir Taullaut i është bërë thirrje edhe nga OFL-së për formularin e vetëdeklarimit të pasurisë. Sipas tij policia ka shkuar për një makinë 3 milionë lekë të vjetra dhe një stan delesh. 


“Unë nuk e kuptoj kush ma bën këtë show, ma bën prokuroria, policia, gazetaria. Nuk e kuptoj. Na vjen zor nga fëmijët kur shkojmë në shtëpi.”, deklaronte ai.