Është raportuar ditën e sotme në media se ish-Presidenti Ilir Meta ka patur debate të ashpra me prokurorët e SPAK, teksa zëri i tij dhe tonet e larta të përdorura janë dëgjuar deri në oborrin e SPAK.
Nëdërkohë që pas njoftimit të shtyrjes së seancës, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga debati i ashpër i ish-presidentit Ilir Meta me prokurorët e SPAK.
“Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit, merrni urdhër nga Rama, është shkelje e ligjit”, mësohet të ketë thënë Meta.
Jashtë GJKKO ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka mbajtur një fjalë të gjatë për mediat ku teksa ka akuzuar prokurorët është shprehur se është provokuar prej tyre, duke u lënë në një sallë gjykimi së bashku me Ilir Metën.
SPAK njoftoi zyrtarisht se Meta në kohën që mbante postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës ka ndërhyrë për lidhjen e kontratës mes kompanisë DIA dhe CEZ për mbledhjen e borxheve, duke përfituar vlera monetare nga administratori i kompanisë DIA Kastriot Ismailiaj edhe pse kompania e tij nuk përmbushte kriteret për mbledhjen e borxheve.
Sipas SPAK, Meta dhe Kryemadhi gjatë vitit 2014-të kanë ndikuar tek disa drejtues të institucioneve shtetërore si dhe drejtues të disa kompanive të telefonive celulare me qëllim futjen ne tregun e fibrave optike dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis një kompanie private dhe një kompanie celulare.