Policia e Përmetit ka arrestuar 33-vjeçarin Kristjano Kolaqi, pasi nga kontrolli në banesë e tij, u gjetën 3 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 2 pushkë), 300 fara Cannabisi, sasi Cannabisi e dyshuar e poseduar me qëllim shitjen, si dhe 4 krehra dhe fishekë luftarak.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për t’iu nënshtruar ekspertizës nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.