Policia Kufitare gjatë 24 orëve të fundit ka riatdhesuar 51 shtetas shqiptarë, të cilët ishin deportuar në kuadër të punës për parandalimin e migracionit të paligjshëm.
Uniformat blu sqarojnë se i është refuzuar dalja 35 shtetasve shqiptarë, pasi nuk përmbushnin kushtet për të lëvizur në zonën Shengen.
“Për shtetasin me iniciale S.D., 57 vjeç, janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale të “Braktisjes së fëmijës”, pasi në datën 13 janar 2018, ka udhëtuar nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë së bashku me djalin 17 vjeçar dhe është kthyer në Shqipëri një ditë më parë, pa të”, sqaron policia.
Policia e Shtetit thekson se është e vendosur të respektojë legjislacionin kundër migracionit të parregullt.
Ky institucion iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë, pasi në të kundërt do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.
24 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)