Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në fshatin Selitë e Vogël, ku lënda plasëse është vendosur në automjetin e Dritan Janos, një 39-vjeçar nga zona.
Sipas informacioneve Dritan Jano ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte të hapura ose debate me asnjë individ dhe mohon të ketë dijeni për arsyet që mund të kenë çuar në vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e tij.
Burimet e afërta me hetimin kanë treguar se Jano ka punuar për gati 10 vjet në Institutin e Metrologjisë dhe nuk ka pasur probleme me ligjin më herët.
Hetuesit po vazhdojnë hetimet dhe ende nuk ka një pistë të qartë për të shpjeguar këtë ngjarje. Sidoqoftë, ata dyshojnë se shpërthimi mund të ketë pasur lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm të çastit.
Policia është duke vijuar hetimet për të zbuluar arsyet e plota të këtij incidenti.
