Raportimet se Ivanka Trump kishte mbërritur sërish në Vlorë rezultojnë të pavërteta. Prania e saj në Shqipëri është hedhur poshtë pas publikimit të pamjeve ku ajo shfaqet krah të atit, Donald Trump, gjatë një eventi të UFC në Miami, të shtunën në mbrëmje.
Ndeshja nisi në orën 21:00 sipas kohës lindore të SHBA-së, që përkon me orën 03:00 të mëngjesit në Shqipëri, çka e bën praktikisht të pamundur që Ivanka Trump të ketë qenë në të njëjtën kohë në Dhërmi apo në ndonjë zonë tjetër të jugut.
Ivanka, e cila vitet e fundit është distancuar nga angazhimi aktiv në politikë, u shfaq elegante dhe në humor të mirë gjatë eventit. Ajo dhe i ati u panë të buzëqeshur para kamerave, duke dhënë përshtypjen e një raporti të afërt familjar.
Në event morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të familjes Trump, përfshirë Arabella Kushner, Kai Trump dhe Tiffany Trump. Të gjithë së bashku ndoqën një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të fundjavës në SHBA