Zjarri në pyllin e Sodës është vënë nën kontroll, pasi vatra kryesore është shuar, ndërsa zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në terren. Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit, gjë e cila vuri në rrezik edhe zonat dhe bizneset të cilat ndodheshin afër saj. 

Përhapja e tyre u favorizua nga era e fortë dhe temperaturat e larta, ku si pasojë e intensitetit të saj, zjarrfikësve u erdhën në ndihmë banorët dhe pushuesit. Në operacion u angazhuan gjithashtu forcat e Policisë së Vlorës, strukturat e Bashkisë dhe efektivë të FNSH-së Fier, të cilët monitoruan situatën dhe garantuan sigurinë në zonë