Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, pas raportimeve se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulme në Teheran.
Në një njoftim zyrtar, MEPJ bën me dije se po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran të tregojnë kujdes maksimal dhe vigjilencë të shtuar.
Ministria thekson se, për çdo rast emergjence apo nevojë për asistencë, shtetasit shqiptarë mund të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare të akredituara në rajon, për mbështetje dhe informacion të mëtejshëm.
Njoftim për qytetarët shqiptarë në Iran
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon.
MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar.
Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në këto vende:
ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778
ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: [email protected]
Tel: +965 94048219
ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449
ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881
ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI
Email: [email protected]
Tel: +90 (549) 561 19 85
