Bombola e gazit e cila shpërtheu mbrëmjen e së dielës në një byrektore në Lezhë ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Siç pamjet e tregojnë, janë prekur biznese, banesa dhe automjete në rrugën “Luigj Gurakuqi.”

Forca e shpërthimit ka qenë shumë e lartë dhe ka sjellë pasoja në një perimetër të gjerë.

Bombola shpërtheu në një lokal dhe zhurma e madhe frikësoi banorët.