Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Thethi, pas përfundimit të aksionit për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje.
Në videon e postuar në rrjetet sociale, shihet një çift duke kurorëzuar martesën në sheshin para kishës së Thethit një hapësirë që deri pak kohë më parë ishte zënë nga struktura të paligjshme.
“Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë,” shkruan Rama në përshkrimin që shoqëron pamjet.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) zhvilloi një operacion për prishjen e disa shtëpizave-kioska të vendosura pa leje në këtë zonë turistike, duke argumentuar se ato dëmtonin peizazhin dhe pengonin lëvizjen e lirë të vizitorëve.
