Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit. Me 84 vota pro nga 87 deputetë pjesëmarrës, Niko Peleshi është zgjedhur në krye të legjislativit shqiptar.
Në procesin e votimit morën pjesë deputetët e legjislaturës së re, ndërsa opozita zyrtare bojkotoi procedurën, duke mos përdorur fletët e votimit dhe duke hedhur pankarta simbolike në sallë në shenjë proteste ndaj procesit.

Ndërkaq, 3 vota dolën kundër emërimit të Peleshit. Deputetët që kanë votuar kundër janë Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë, Ana Dajko nga Shqipëria Bëhet dhe Tritan Shehu nga Partia Demokratike.

Nga ana tjetër dy deputetët e “Mundësia” Agron Shehaj dhe Erald Kapri nuk kanë marrë pjesë në votim.