“Pishe Poro nuk është zonë e mbrojtur e kategorisë së parë apo të dytë, por klasifikohet kategori e pestë, peisazh i mbrojtur dhe për shpalljen peisazh i mbrojtur, ka një vendim qeverie por ajo që është e rëndësishme të thuhet është se në 2017 këto kategori janë të adoptuara në mënyrë të plotë. Sa më lart shkohet në kategori, aq më shumë minimizohet ndërhyrja njerëzore, ndërsa katëgoritë 5-6 janë për bashkëveprim mes njeriut dhe vendit.

Përcaktohet në nen se aty mund të ekzistojnë dhe qendra banimi. Ta dini nuk po ndërtohet në Vjosë, nuk po shkatërrohet grykëderdhja e saj. Nuk do bëhet asnjë resort aty. Sot që flasim nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar, ju jeni zemëruar me të drejtë për ato që keni dëgjuar, por tani më dëgjoni mua. Leja e masterplanit ka përcaktuar zonën zhvillimore, parametrat teknikë, dhe pasi u refuzua projekti, investitorët angazhuan 5 studio ndërkombëtare nga nga më të mirat në botë. Bashkë me studiot janë angazhuar inxhinierët më të mirë në botë, inxhinierë mjedisi që vayhdojnë punojnë për studim mjedisor. Lufta zhvillohet sot me një gjë konkrete, me një gardh të shëmtuar me tela me gjemba, për të cilën kompania do paguajë gjobë të majme. Investitori këtu ka ardhur, ka ardhur dhe ajo zonja Trump, jo për pushime, po për me të gjithë grupin e inxhinierëve dhe kanë bërë biseda me profesorë të gjeodezisë, historisë etj për të marrë shënime.

Në mars të 2026 është paraqitur një projekt krejt tjetër, i konceptuar me qasje ndryshe, me qasje projektuese, zhvillimore dhe mjedisore. Por prapë nuk e kemi pranuar tërësisht, por kemi vendosur kushte. E para, është shkruar, projekti do zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie, në asnjë copë shtet. Laguna nuk preket, është e shkruar, dhe zhvillimi nuk mund të përfshijë marinë, është e shkruar. Për marinën është kërkuar që të hartohet një projekt i detajuar. Nuk po ju them që investitorët thonë që nuk e kemi pritur kurrë që në Shqipëri shteti do jetë kaq rigoroz. Kanë thënë që cdo gjë të bëhet sipas librit të ligjit. Përcaktimi i brezit mbrojtës. Projekti duhet të përcaktojë një brez mbrojtës nga vija e Lagunës. Kjo distancë duhet të ruajë peisazhin natyror, cilësinë e habitatit. Kjo është e shkruar, është shkruar përpara, jo këto ditë kur ju mendonit se po sheh Shqipërinë. Këshilli i Mbrojtjes së Territorit ka ngritur një grup pune që do ruajë me rigorozitet mbrojtjes e natyrës. Leja është dhënë për vendosjen e pajisjeve që do përdoren për studimin e lagunës…”