Kreu i grupit parlamentar të Taulant Balla ka reaguar me ironi ndaj protestës së opozitës, duke publikuar në rrjetet sociale një video ku paraqet disa nga figurat politike dhe aktivistët që sipas tij qëndrojnë pas organizimit të saj, të cilët i ka cilësuar si “udhëheqësit e Shqipërisë së re”.
Në videon e shpërndarë prej tij shfaqen deputeti i PD-së Klevis Balliu, kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj, përfaqësuesi i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, si dhe drejtuesi i nismës Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj.
Balla e shoqëroi videon me një koment ironik, ku thekson se këta janë “udhëheqësit e Shqipërisë së re” që “japin konkluzione dhe marrin like”, ndërsa shton se qeveria synon “Shqipërinë 2030 në BE”, duke e vendosur deklaratën në një ton politik përballë opozitës.
