Është zbardhur deklarata e Erogen Vaso Brajoviç, i dyshuar si shënjestra e atentatit që u mori jetën dy personave dje në Shkodër.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se para grupit hetimor ai ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të.

“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”-ka thënë ai.

Nga ana tjetër Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë.

Pista kryesore e policia është ajo e vrasjes me pagesë, teksa dyshohet se të përfshirë janë Licajt dhe Bajrat, dy fiset kryesore në Shkodër, të përfshirë në një hasmëri të përgjakshme që ka marrë shumë jetë.