Në materialet e reja nga dojsa Epstein që u publikua dje nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, del edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila rezulton të ketë aplikuar për pune si asistente personale. Mësohet se emaili i vajzës E.T. është dërguar në mars të vitit 2017.

Terziu ka dërguar CV-në e saj një personi, emri i të cilit është i mbuluar në dokumente, duke shprehur interes për pozicionin e punës. “Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jam me bazë në SHBA. A është kjo problem?”, thuhet në emailin e saj. Më pas emaili është kthyer me, “Jo nuk është. Ju lutem dërgoni tre foto të cilësisë së mirë dhe CV“.

Nga materiali i publikuar vërehet se , e reja i ka dërguar fotot, dhe personi që i ka kthye përgjigjen ka kontaktuar më pas me Jeffrey Epstein. Ai i ka komunikuar këtij  të fundit se bëhet fjalë për një vajzë 21–22 vjeçe dhe se ajo jeton në Paris, edhe pse në CV e saj rezulton se ndodhet në Tiranë.

 “A duhet ta intervistoj këtë?”, i thotë ai. Në listën e bashkëngjitjeve të email-it, përveç CV-së dhe fotografive, rezulton që e reja t’i ketë dërguar edhe një video për aplikim e saj.