Kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, do të drejtojë Bashkinë e Vlorës në dy vitet e ardhshme, deri në zgjedhjet e 2027.
Në përfundim të numërimit të 231 kutive të votimit, Mersini, e cila për pak javë mbajti edhe mandatin e deputetes, ka rezultuar fituese me më shumë se 13 mijë vota ndaj rivalit të saj të pavarur, por të mbështetur nga opozita, Dionis Sota.
Në një prononcim për mediat në përfundim të procesit të numërimit, Mersini tha se ishte e kënaqur me pjesëmarrjen në votime, ndonëse 12.54% e qytetarëve me të drejtë vote shkuan për të votuar.
Votat nga kutitë e numëruar 230/231:
Brunilda Mersini 15573
Dionis Sota 2312
Gjergji Nika 1974
