Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha për mes një postimi në “Facebook” ka ndarë një video të vjetër të ish-kryeministrit Fatos Nano. Në intervistë, Nano shprehej se kishte marrë kërcënime të shumta për jetën.

Sipas tij persona të shumtë me precedentë penale ishin pjesë e stafit elektoral të Edi Ramës. Në videon e publikuar shkruhet: “Shoku Fatos Nano e paska ditur qyshkur”. Berisha shkruan se lidhjet e krimit janë lidhje shpirtërore të kryeministri Edi Rama të cilin e quan Ramaduro. 

“Lidhjet e krimit, janë lidhje shpirtërore për Ramaduron!”, shkruan Berisha.