Flamur Noka, personi që ka firmosur dhe negociuar kontratën e lobimit të PD me SHBA me vlerë 6 mln dollarë, ka folur për herë të parë për këtë gjë.

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Noka është shprehur se ndihet i lumtur dhe kontratë për lidhjen e kësaj kontratë. Ai u shpreh se kontrata është financuar nga fondacionin “MAGA” i Nredin Secit dhe nga shqiptaro-amerikanët. Sipas Nokës, kjo kontratë do mundësojë që në SHBA të shfaqet e vërteta e Shqipërisë.

Është një kontratë që i jep akses Partisë Demokratike dhe opozitës, për të përcjellë të vërtetën e Shqipërisë në ‘Shtëpinë e Bardhë’. Është një kontratë që tregon rivendosjen në shkallën më të lartë të marrëdhënieve të opozitës dhe të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë jam i lumtur, jam krenar që jam ai që ka negociuar dhe firmosur atë kontratë.

I jam mirënjohës pafund fondacionit ‘MAGA’ të presidentit Seci dhe të gjithë miq e të tjerë që janë kountributorë në këtë proces, gjithë shqiptaro-amerikanëve. Po kountribojnë që në SHBA të shkojë e vërteta e Shqipërisë dhe jo të fshihet siç ka ndodhur deri më tani, kur Sorros, Blinken dhe një pjesë tjetër, mundoheshin ta bënin të zezën të bardhë dhe t’ua shiste shqiptarëve. E di që kjo kontratë ka tmerruar ‘Rilindjen’ dhe Edi Ramën. Sepse sot SHBA e di për krimet zgjedhore, e di që Edi Rama përdor patronazhistët si kriminelë elektoralë, e dinë që Edi Rama përdor krimin e organizuar dhe bandat për të vjedhur votat. Këto po vëzhgohen dhe do regjistrohen si terroristë po të vazhdojnë të mbështesin Edi Ramën dhe të vjedhin votën.”- tha Noka.