Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë dorëzuar rekurs në Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, duke kundërshtuar sekuestron mbi pasuritë e tyre.

Rekursi është paraqitur kundër vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe të Gjykatës së Posaçme të Apelit, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Në objektin e kërkesës përfshihet heqja e masës së sekuestros mbi pasuri të paluajtshme, si edhe kundërshtimi i administrimit të tyre nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

Top Channel