Jo vetëm i përjetuar si muaji më i gjatë, por këtë vit edhe më i shtrenjtë. Janari 2026 ka nisur me një rritje të mëtejshme të çmimeve, teksa inflacioni në këtë fillim viti kapi normën e 2.3 për qind, nga 1.9 për qind në janar të vitit 2025.

Faktori kryesor që po mban ndezur inflacionin mbeten qiratë, veçanërisht në Tiranë. Rritja e kërkesës për qira, zgjerimi i qiradhënies afatshkurtër dhe mbajtja e banesave si investim kanë shtuar presionin mbi tregun, duke e bërë strehimin gjithnjë e më të shtrenjtë për familjet. Sipas INSTAT, qiratë, ujë dhe energji elektrike ndikuan me 0.87% në rritjen e çmimeve. Pas qirave, shpenzimet më të mëdha për familjet shqiptare vijnë dhe nga shtrenjtimi i çmimeve tek ushqimet e pijet joalkoolike. Teksa ky grup në janar 2026 u rrit me 0.61%.

Gjithashtu, çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” ndikuan me 0,14 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,09 pikë përqindje,

Një inflacion në këto nivele për Bankën e Shqipërisë mbetet brenda parashikimeve dhe objektivit 3%, por ky institucion kërkon vëmendje e vazhdueshme për grupet bazë të konsumit./ Top Channel