Klodiana Çobo, administratore e një agjencie turistike me degë në Durrës dhe në Tiranë ka folur në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, për ndikimin që protesta ka në truzimin. Ajo tha se në muajin qershor janë anuluare të gjitha rezervimet, si nga turistë të huaj por dhe nga ata shqiptarë.

“Muaji qershor është anuluar me rezervimet. Ishte plot, të huajt i anuluan por edhe shqiptarët. Nuk kanë dhënë shpjegime sepse AirBnB nuk jep hapësirë për shpjegime por ama thjesht e kanë anuluar. Me nisjen e protestës, janë anuluar komplet për fat të keq. Protesta po ndikon sepse turizmi kërkon garanci, nuk niset ndryshe. Ka turistë që nuk duan fare resorte por duan natyrën, qetësinë, por që nuk kanë ardhur. Fatkeqësisht nuk më ndodh vetëm mua , kjo më ngushëllon. Kolegët e mi po e vuajnë, veçanërisht në bregdet. Megjithatë situata po rëndohet. Protesta është paqësore por në momentin që bllokohen rrugët, në momentin që bën jehonë të madhe krijon pasiguri. Bëhet jehonë për problemet sociale dhe këto kanë ndikuar. Nga këto anulime mund të kem 30% humbje të fitimit, sepse ne presim zgjidhje. Nëse në qershor kemi humbje, presim përmirësim në vazhdim. Padyshim protesta ka rëndësinë e vet por nëse nuk bllokohet askush, bëhet më e mira për të gjithë, për bizneset.”- tha ajo.