Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story’ nga Grida Duma, foli për hetimet e fundit të SPAK në lidhje me kompaninë Kayo.

Sipas Karamuços, ato përgjime janë bërë agjencitë e inteligjencës pasi kanë qenë përgjime ambientale.

Më tej ai theksoi se ripaketimi apo trafikimi nga Sudani apo nga shtete të tjera nuk mund të bëhet sepse sipas tij shërbimi inteligjent i NATO-s nuk e lejon të ndodhë kjo gjë.

“Kush e përgjoi? Këtu duhet të nisë hetimi.

Dyshohet se është bërë një përgjim ambiental dhe celulari ka qenë VIVAVOCE. Këto përgjime ose i bëjnë agjencitë e inteligjencës, ose të nënkontraktuara nga agjencitë për interesat e tyre.

Ministri Vengu dhe vartësit e tij kishin një merak,  si do rrisim buxhetin e mbrojtjes, sepse e kërkon NATO.

Të marrim modelet siç i ka Kroacia. Ata kanë Alanin, ne Kayon.

Pra, e kemi detyrimin të çojmë ca para në mbrojtje.

Kroacia e ka diku xhiron vjetore 700-800 milionë në vit. Kroacia kishte 102-103 kompani ne kemi 5 deri tani

Pastaj themi kush falsifikon?

Sepse këto kompani efektivitetin e letrave të tyre e kanë vetëm për në Shqipëri.

Këtu vijmë te Diveroli i famshëm.

E nuhati një hebre që këtu mund të ripaketohet dhe vuan burgun tani.

A mund ta bëjmë këtë në ripaketim? Mirë, këto filtrat e brendshëm se do hetohen, po inteligjenca e NATO-s çfarë bën? Një gjilpërë nuk kalon dot nga Afrika të shkojë në Shqipëri.

Qeveritë nganjëherë janë kukulla përpara industrive ushtarake që kanë nga mbrapa.

Shërbimi inteligjent i NATO-s nuk të lë ta bësh këtë, se u prish ekuilibrat.

Nuk e bën dot Ard Veliu, vetëm ai që përfaqëson KAYO-n nuk e bën dot.

Mund ta bëjë private falsifikimin.

Ku është roli i shtetit në këtë histori?

Edhe këto kompanitë që kanë emra guerrilasish duhet të marrin leje për emrat, se sot nipi i bie që po heton kompaninë që ka emrin e gjyshit”, u shpreh Karamuço.

Top Channel