Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me tone të forta gjatë seancës plenare, pas një incidenti në foltore që, sipas tij, përbënte një sulm ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Gjatë kohës që ai po mbante fjalën e tij në foltore pasi kanë ndërhyrë pjestarët e Partisë Demokratike Balla ka shpërthyer ndaj tyre. “Sa herë flasin këta ne nuk flasim, kur flasim ne është njëri në fakt janë dy aty që lehin”, i drejtohet Balla deputetëve të opozitës.

“E dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në këtë foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulmi përsëritur  kundër ambasadorëve të SHBA , kundër të tjerëve të vendeve mike, ambasadorit të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës. BE mbetet partneri ynë më i rëndësishme dhe se brenda 2030 Shqipëria do të jetë në BE, pavarësisht orientimit tuaj në këtë aspirate historike. E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Sa i përket këtij sulmi, do depozitojmë kërkesë pranë komisionit të etikës që deputeti në fjalë të japë shpjegimin dhe që Kuvendi të ndalë sulmet. Një prej arsyet e shpalljes non grata janë sulmet ndaj ambasadorëve.

Zotëria sapo gënjeu publikisht. Merre lexoje ligjin, e keni votuar me firmën e Sali Berishën. Në ligj sanksionohet qartë që gjini ka vetëm burra dhe ka vetëm gra. Kjo është rregulluar edhe me amendamentin e propozuar prej meje dhe dy kolegëve të tjerë. Informoj publikun shqiptar që do e nxjerrim lakuriq atë që gënjen sot, është konventa e Stambollit e ratifikuar nga ky Kuvend në vitin 2012. E kam votuar edhe unë por nuk jam burracak. Gratë dhe burrat do të paguhen të gjithë njësoj, është qëndrimi i kësaj shumice që sot”, u shpreh Balla.