Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Klodian Braho tashmë do duhet të lëvizë i shoqëruar me 8 truproja. Raportohet se nga 6 që ka qenë numri i personelit të sigurisë, tashmë është shtuar në 8 persona. Nuk dihet ende nëse ky vendim ka ardhur pas një kërcënimi të mundshëm ndaj tij.
Ndërkohë, edhe për ish-kreun e SPAK Altoin Dumani, është vendosur që të shtohen edhe 4 truproja në personelin shoqërues. Kujtojmë se më herët është raportuar se Dumanit i rrezikohej jeta pas largimit nga detyra e kreut të SPAK.



