Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar sot gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me vendimin për zv.kryeministres Belinda Balluku.
Berisha e ka cilësuar këtë çështje si një shembull të pa precedent të vetëposhtërimit të gjyqtarëve, duke iu referuar shtyrjes së dhënies së vendimit.
“Mënyra e vetëposhtërimit të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese është e pashembullt në historinë e një shteti. Njerëz të shkolluar, të shëtitur nëpër botë, që mund të kenë përfunduar jashtë dhe të jenë kthyer, shndërrohen në larva njerëzore. Dhe, bëhet strofulla e fundit e atyre që ju kanë vjedhur ju, që lanë të sëmurët pa ilaçe në spitale, atyre që përzënë të rinjtë nga Shqipëria dhe mblidhen, njëri thotë kështu, tjetri kështu. Mblidhen për së dyti, njëri ja mbath, thotë nuk kam kohë, ikën sepse i nxjerrin videot e horrit nga Oltion Bistri të regjistruara nga Lubia. Ky është vetëm një aspekt.”– tha ai.



