Gazetari i Top News, Eduard Halili ka sjellë detaje të reja në lidhje me hetimet që kanë nisur për sulmin e kryer pak pas mesnatës  ndaj Top Channel.

Duke folur në emisionin “zona Zero”, Halili zbuloi se ky ishte një atentat i mirë menduar, e po ashtu i mirë-investuar pasi vetë makina e autorëve kushtonte shumë. Ai shtoi se ka dyshime që pasi kanë djegur automjetin e parë, autorët të jenë larguar drejt Vlorës, pasi janë ndihmuar nga persona të tjerë.

“Krerët më të lartë të policisë janë vetë në terren, ndërkohë vijon puna për zbulimin e detajeve të reja, për të gjetur ndonjë gabim të atentatorëve apo personave që kanë bashkëpunuar me ta. Ky ka qenë një atentat i mirëmenduar dhe i mirë organizuar, i personave që kanë qëlluar me 25 plumba drejt TCH. Vetë makina “Range Rover” kushton shumë, ndërsa pasi kanë djegur makinë, dyshohet se personat janë pritur nga persona tjerë të cilët i kanë ndihmuar.

Nuk përjashtohet ideja se autorët mund të jenë larguar drejt Vlorës. Kamerat e sigurisë mund të ndihmojnë që të zbulohet ngjarja. Mund të çojnë identifikimi ne autorëve nëse ata kanë kryer ndonjë gabim, si pash të heqin armët. Po ashtu po kërkohet nëse kanë lënë ndonjë gjurmë të re”- deklaroi ai.