Misioni “Artemis II”, që dërgoi katër austronautë në orbitën e Hënës ka marrë vëmendjen e të gjithëve, edhe pas fotove të publikuara nga NASA për planetin tonë. Por bashkë me vëmendjen vijojnë edhe teoritë konspirative.

Alfred Cako, i njohur për konspiracionet e ndryshme dhe qëndrimet e zëshme, në “Shqipëria Live” e ka cilësuar si një mashtrim të madh të gjithë këtë, duke thënë se austronautët nuk kanë shkuar në hapësirë. Sipas tij raketa u lëshua bosh, ndërsa 4 personat e ekuipazhit janë në tokë. Ai i mëshoi dhe teorisë së Tokës së sheshtë, duke thënë se njerëzit po mashtrohen.

“Po të shikosh me kujdes videon, e kupton që është thjesht një show. Austronatutët janë lëshuar me parashutë dhe nuk kanë qenë brenda raketës kur ajo u lëshua në hapësirë. Pra raketa është në hapësirë, austronautët janë në tokë. Kjo është një tjetër teori konspirative që thotë se nuk kanë shkuar në Hënë dhe ka qenë vetëm një show. Qëllimi ka qenë që të tregojnë formën e tokës. Ka marrë shumë vrull teoria se Toka është e sheshtë, rreth 60-70% e popullsisë e beson këtë teori. Sipas teorisë së Tokës së sheshtë, planetët janë të gjithë të vendosur në një platformë dhe nuk lejohet që qeniet e një planeti të shkojnë tek teti. Ne jemi në nivelin e tetë pasi oksigjeni është elementi i 8 në tabelën e Mendelejevit. Në Antraktidë, çdo shtet ka marrë përsipër të mbrojë territorin e vete. Aty nuk ka Pol Jugu. Ka vetëm një busull që tregon qendrën e Tokës. Me këtë shfaqje duan të tregojnë dhe të bindin njerëzit se depopullimi është i nevojshëm. Ngrohja globale nuk ekziston. Po shkrinë akullnajat niveli i ujit do të bjerë. Akullnajat kanë 5-7 të sipërfaqes nën ujë. Prandaj nëse shkrijnë, niveli i ujit ulet, nuk ngrihet. Këto janë gënjeshtra. Mendoj që shumë shpejt kësaj aventure mashtruese të NASA-s do i vijë fundi. Kjo aventurë kushtoi 10 miliardë dollarë sepse qeverisë së SHBA i duheshin para për luftën me Iranin pa ia kërkuar Senatit dhe prandaj u bë kjo. Sa i përket formës së Tokës, nuk është rrumbullake, është e sheshtë.”- tha Cako.