Azia


Japonia ushtriMinistria e Mbrojtjes e Japonisë deklaroi se po kërkonte më shumë fonde për shpenzime ushtarake, një ditë pasi qeveria njoftoi se do të rrisë buxhetin e mbrojtjes për herë të parë në dhjetë vjet. Ministria kërkon 180 miliardë jen (2.1 miliardë dollarë) për të blerë sistem antiraketor dhe për të modernizuar avionët luftarakë. Lëvizja vjen ndërkohë që Japonia është e zënë në një konflikt për territore me Kinën dhe pak kohë pasi Koreja e Veriut lëshoi me sukses një raketë me rreze të gjatë veprimi.


“Ne do të kërkojmë 180 miliardë jen për ushtrinë nga paketa e stimulit”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë. Fondet do të përdoren për të blerë raketa antibalistike tokë-ajër dhe për të modernizuar katër avionë F-15. Ministria thotë se fondet qenë të nevojshme “për t’u përgatitur për ndryshimin e kushteve të sigurisë përreth Japonisë”.


Japonia është përballur me një betejë diplomatike dhe përplasje të tjera fizike me Kinën, për një arkipelag me pesë ishuj të vegjël. Japonia, Kina dhe Tajvani pretendojnë territorialitetin mbi to, por ato aktualisht kontrollohen nga Japonia dhe janë të pabanuara. Përgjatë dhjetë viteve të fundit, buxheti i mbrojtjes i Japonisë ka ardhur gradualisht në rënie. Por gjatë muajve të fundit, gjërat kanë ndryshuar.