Endrit Shabani u zgjodh Avokat i Popullit gjatë seancës plenare të enjten, me 85 vota pro, duke marrë mbështetje të gjerë nga deputetët e shumicës.
Por, kjo zgjedhje ka shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga opozita dhe figura të njohura të politikës dhe mediave sociale.
Ilir Vrenozi, një emër i njohur i rrjeteve sociale dhe simpatizant i partisë demokratike, ka reaguar ashpër pas këtij vendimi.
Ai ka akuzuar deputetët e opozitës për mbështetje të zgjedhjes së Shabanit, duke e cilësuar këtë si një “shpërblim politik” dhe një hap tjetër për të ruajtur kontrollin mbi institucionet e pavarura.
“Turpi ju mbuloftë, qelbësira. Qelbësira! Me këtë që bëtë mbaruat fare. Me këtë që bëtë, turpi ju mbuloftë, mos dilni më nëpër ekrane. Turpi ju mbuloftë! Na shkatërruat, na na na… Jazëk ju qoftë! Bëtë Endri Shabanin Avokat të Popullit. Bëtë një sorosian. Turpi ju mbuloftë! Ju i keni tërë fajet! Ju i keni tërë fajet! Ju të mitë, ju të PD-së. Jo këta. Këta i dhanë qokën dhe e bënë. Po turpi ju mbuloftë, turpi ju mbuloftë që bëtë këtë çmenduri. Këtë tallje me demokratët. Bëtë Endri Shabanin Avokat të Popullit. Turpi ju mbuloftë! Turpi ju mbuloftë!”, tha ndër të tjera Vrenozi.
