Vijojnë debatet e ashpra në Komisionin hetimor për Sterilizimin, ku pritet të dëshmojë ish-ministrit Ilir Beqaj.
Kryetarja Albana Vokshi është përplasur me deputetin socialist Plarent Ndreca, ku nuk kanë munguar as akuzat dhe ofendimet mes tyre. Vokshi e ka cilësuar Ndrecën “bolshevik”, teksa ka përmendur se ai është i akuzuar për vjedhje.
Debati:
Vokshi: Po bën zhurmuesin. Thjesht të ekspozon që je bolshevik. Ke folur 20 herë, të kam dëgjuar 20 herë.
Ndreca: Nëse s’do të dëgjosh dil jashtë. Ata që po e bllokojnë këtë komision… është e drejta elementare e tij për t’u shprehur. Hiqe këtë unë dua, unë s’dua. Kërkesa ime është kjo hidheni në votim siç ju takon kërkesën, nëse se hidhni në votim do të thotë që po shkelni detyrën tuaj dhe veprimtarinë e komisionit,
Vokshi: Shko ankohu çoje tek komisioni i Çyrbes.
Ndreca: Boll me këto bolshevizma, komunizma se e keni bërë baltë, mos mendoni se do të më intimidoni.
Vokshi: Lëre të shkretin të përgjigjet dy gjëra se po e merrni në qafë. Ti je akuzuar për vjedhje.
Ndreca: Po qe kaq trime hajt shihemi në gjykatë. Zonja bolshevike mos u merr me njerëzit, po ti njeh vetëm Sali Berishën.



