Përplasja për postet brenda PD, kanë sjellë përçarje edhe më të madhe mes Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit.
Basha dhe Bardhi u filmuan sot nga kamerat teksa debatonin me njëri-tjetrin në seancën plenare. Ky diskutim, nisi pas revoltës së deputetëve të opozitës kur mësuan kërkesën që Basha i kishte dërguar kryeparlamentares.
Raportohet se diskutimi mes tyre ishte kështu:
“Je bërë qesharak”, mësohet se i është drejtuar Basha, Bardhit
”Qesharak je bërë ti kokë e këmbë”, është përgjigjur ky i fundit.