Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë më 30 prill u karakterizua nga tension dhe përplasje të forta mes anëtarëve. Protagonistë në këto debate u bënë kryetarja Mirela Bogdani dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përfshinë në diskutime të gjata me tone të larta, ndërsa më pas në polemikë u përfshinë edhe disa anëtarë të tjerë të KLP-së.
Qendra e përplasjes ishte vendimi për hapjen e vendeve vakante në KLP drejt Kuvendit, ku Bogdani kërkoi që çështja të kthehet për rishqyrtim, ndërsa Stojani kundërshtoi fuqishëm këtë kërkesë. Seanca, e cila zgjati mbi 7 orë, u shoqërua me diskutime të gjata dhe tensione të dukshme, duke bërë të qartë ndarjen e qëndrimeve mes anëtarëve të KLP-së.
Debati-
Sokol Stojani: S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual.
Mirela Bogdani: Unë e rikthej për diskutim.
Sokol Stojani: Nuk diskutohet një vendim i marrë! Po nuk rrëzohet një diskutim, moj!
Mirela Bogdani: Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?
Sokol Stojani: Po kush je ti, moj?
Mirela Bogdani: Po mbase jam çmendur unë.
Sokol Stojani: Po je çmendur, moj, je çmendur./ Top Channel
