Edhe ditën e sotme nuk kanë munguar debatet e ashpra në Komisionin Hetimor të Sterilizmit.

Teksa pritet që të dëshmojë Ilir Beqaj, kryetarja e Komisionit Albana Vokshi është përplasur me deputetin e PS, Pralent Ndreca. Vokshi u ankua se si është lejua Beqaj të hyjë në kryesinë e kuvendit me tabela, ku kishte paraqitur disa foto. Këto, deputetja demokrate i ka cilësuar si mjete të forta.

Vokshi: Beqaj ka pasur takime speciale me deputetët e mazhorancës. Ka qenë i lirshëm të hyjë e të dalë, madje të bëjë ekspozita me  foto. Një ngjarje e rëndë që kam njoftuar zyrtarisht kryetaren e Kuvendit, ministrin e drejtësisë, drejtorin e përgjithshëm të Gardës dhe ministrin e Brendshëm se Beqja kur ka hyrë është lejuar të fusë në ambientet e kuvendit materiale të forta, që ne si deputet nuk na lejohet t’i fusim. Unë nuk jam lejuar të futem pa u kontrolluar çanta. Si mund t’i lejohet dikujt që nuk ka lidhje fare. Si mundet të jetë i preferuar një shtetas që vjen për të dëshmuar.

I lejohet ajo që i ndalohet një deputeti. E kuptoni sa e rëndë është? Në sa mënyrë preferiencale duke shkelur rregulloren, të hyjë kush t’I ketë qejfi mazhorancës. Jemi të barabartë. Kush është Beqaj që i hapin të gjithë dyert e kuvendit, kushdo njeri që ka dashur ta takojë. Ka ngelur vetëm t’i japim një drekë dhe një gotë vetë. Çdo stafi, garda, policia në dispozicion të ilir Beqajt. Mua më lejohet të fus parfumin, Beqajt i lejohet me drunj, shkopinj e kuti. Brenda kushte kuti të zezë, të metalizuar. E kanë kontrolluar atë, apo atij i lejohen të gjitha? Është skandaloze. E paprecedentë.

Ndreca: Shqetësime me nota të larta dramatike, shqetësime që nuk kanë lidhje me këtë Komision. Beqaj me të hyrë në Kuvend është njeri i lirë, është thirrur si dëshmitar. Mund të fusë çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë. Ne keni prova që është futur ndonjë gjë që nuk e lejon rregulloja…

Vokshi: Mua më ndalon Garda dhe u lejoka Ilir Beqaj, unë jam dhunuar fizikisht nga Garda, më kanë hedhur nga shkallët.

Ndreca: Nuk ka prova që është shkelur rregullorja, por nuk është çështje që I përket këtij komisioni. Thërrasim rendin e ditës, është antinjerëzore që mohojmë mundësinë dëshmitarit të thirrur nga ana jonë të flasë. Është ora 14:06 dhe nuk e thërrasim me situata dramatike. Kanë dhe gazetarët nga 48 orë për të dëgjuar Beqajn jo për ne.

Vokshi: Këtu në komision ai do trajtohet si çdo shtetasi tjetër, asgjë më shumë se çdo dëshmitari tjetër.

Ndreca: Je e frustruar nga zoti Beqaj, të shqetëson prania e tij në Kuvend. Mos devijo thelbin e diskutimit.