Ditën e sotme, dëgjesa e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale është zhvendosur në Dibër.
I pranishëm në takim ka qenë edhe deputeti demokrat Xhelal Mziu, i cili është përplasur ashpër me bashkë-kryetarin socialist të komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.
Mziku nuk ka pranuar të respektojë kohën e vënë në dispozicion dhe t’ia kalojë mikrofonin të tjerëve, situatë që solli edhe ndërhyrjen e Maznikut.
Ky ka qenë shkaku i debatit, i cili ka vijuar më pas me replika të njëpasnjështme mes 2 protagonistëve.
Eno Popi: Zoti Mziu, i kryem tre minuta. Zoti Malaj ishte 3 në kokë.
Xhelal Mziu: Kur i kryem tre? Ç’punë kam unë me Malajn. Absolutisht jo.
Arbjan Mazniku: E kemi bërë për të gjithë. Kemi rënë dakord (për kohën). O Luçian kemi rënë dakord, atij tjetrit në tre ia premë direkt.
Luçiano Boçi: Lëre të flasë.
Arbjan Mazniku: Fjalën ramë dakord ta bëjmë me të gjithë,
Arbjan Mazniku: Me rregullat që kemi rënë dakord, tham 3 minuta, 3 minuta.
Eno Popi: Zoti Mziu e kaluam. Keni ngritur dy pyetje që unë i kam tani te financat.
Xhelal Mziu: Jo mo vlla, përgjigjem unë.
Arbjan Mazniku: Më lë të flas tani. Kemi bërë 8 dëgjesa dhe kemi rënë dakord, mos e prish tani.
Xhelal Mziu: Çfarë pune të prish ty? Çfarë ju djeg?
Arbjan Mazniku: Mos prish kohën që kemi rënë dakord.
Xhelal Mziu: Unë mund të isha aty bashkë me ty, se jam anëtar i Komisionit.
Arbjan Mazniku: Mund të ishe patjetër, por kemi rënë dakord për kohën.
Arbjan Mazniku: Po jo pra, nuk është pa limit.
Xhelal Mziu: Nuk do të bësh më komisione, kaq po të them. E kam radhën për të folur.
Arbjan Mazniku: Kemi rënë dakord.
Xhelal Mziu: Mazniku je i ri në këtë punë, ti ke çështje të tjera.
Luçiano Boçi: Jo mos e mbyll, fol edhe tre minuta.
Arbjan Mazniku: Element thelbësor i një shoqërie, rregullat. Ti 3 minutëshin e harxhove.
