Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të sqarojë një episod që ka bërë bujë, ku përfshihej edhe kryeministri Edi Rama, pas një lapsusi publik ku ai ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, duke deklaruar se kishte ndërmjetësuar për ndërprerjen e “luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”.

Deklarata e gabuar u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa Rama reagoi me humor ndaj situatës.

Sipas “Daily Mail”, gjatë samitit për Gazën të mbajtur dje në Egjipt, ekspertë të leximit të buzëve pretendojnë se kanë deshifruar një bisedë mes Trump dhe presidentit francez Emmanuel Macron, ku dy liderët kanë folur pikërisht për këtë ngatërresë.

Edhe pse përmbajtja e saktë e dialogut nuk është bërë publike, raportimet sugjerojnë se Trump është përpjekur të qartësojë deklaratën e tij dhe të shmangë çdo keqkuptim që pasoi incidentin.

Analiza e një lexuese buzësh, Nicola Hickling, e cituar nga Daily Mail, pretendon se biseda ishte më shumë se një përshëndetje formale.

DIALOGU

Trump: Gëzohem shumë që të shoh! Pra ti je dakord?

Macron kthen kokën nga ana tjetër dhe i jep një përgjigje që nuk mund të lexohet.

Trump: Je i sinqertë?

Macron: Sigurisht.

Presidenti amerikan më pas i shtrëngoi fort dorën Macron-it përpara se të përgjigjej: Në rregull, tani dua të di pse më lëndove. E di tashmë. Po bëj paqe. Hajde tani. Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët

Macron: E kuptoj. Do ta shohim këtë.

Trump: Do ta shohësh çfarë do të ndodhë. Do të shihemi pas pak.