Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin “Shqipëria Live”, mes Endri Shabanit dhe Dorjan Telitit.

Gjithçka ka nisur pasi Teliti i tha Shabanit se ai nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, edhe pse e ka detyrim, ndërkohë Shabani iu kundërpërgjigj duke e akuzuar se ka bërë pazare politike me mazhorancën.

Teliti ka reaguar ashpër, duke thënë se ishte akuzë e rëndë dhe shpifje, e për këtë do i drejtohet gjykatës për padi.

Pjesë nga debati:

 Shabani: “Keni bërë pazare boll”

Teliti: “Cilat pazare more? Kjo do shkojë në gjykatë, nesër do të të vijë padia për shpifje. Për çfarë pazaresh e ke fjalën? Është bërë një akuzë e rëndë.”

Shabani: “Keni marrë komisionet, je bërë nënkryetar.”

Teliti: “Kjo është shpifje ordinere. Je kokrra e shpifësit. Ma thuaj në sy të publikut ose unë të quaj shpifës.”

Shabani: “Këta futen në zgjedhje me mendimin që do humbasin. Në 2013 e pranoi që kanë zgjedhje të lira. Njerëzit votuan kundër Berishës, Topallit, Nokës etj. Tani janë të njëjtat figura. Tani ky më tha është nuk kam ardhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.”

Teliti: “Dhe ky është fakt.”

Shabani: “Fakti është që kam qenë në çdo mbledhje.”

Teliti: “Të sfidoj publikisht të thuash çfarë pazaresh kam bërë. Thuaji të gjitha këtu. Do marrësh padi për shpifje.“