Zhaklin Lekatari dhe Aulon Kalaja janë përfshirë në një debat të ashpër sot në “Shqipëria Live”, në lidhje me ligjin për barazinë gjinore. Ata akuzuan njëri-tjetrin se paguhen për axhenda të caktuara, teksa debati përshkallëzoi dhe në ofendime.
Kalaja: Unë nuk kam marrë fonde për të mbrojtur familjen. Axhenda merr fonde për të shkatërruar familjen, ndërsa unë nuk kam marrë për ta mbrojtur. Fakti që ti po e mbron këtë nismë tregon që është axhendë.
Lekatari: Është pa logjikë kjo që po thua. Axhenda e tij financohet nga Rusia, nëse po flasim për axhenda.
Kalaja: Ata që janë sponsor të ligjit që kalo në Parlament, ata janë sponsor të shkatërrimit të familjes.
Lekatari: Nuk merr njeri lekë për të shkatërruar familjen…
Kalaja: Doli në televizion moj.
Lekatari: Del një budalla dhe hedh një gur dhe pastaj nuk nxjerrin dot gurin nga lumi.
Kalaja: Këta do hyjnë në shkolla, do abuzojnë me fëmijët. Prindërit të kenë kujdes dhe të jenë pjesë e bordeve shkollore, të kontrollojnë librat e fëmijëve.
Lekatari: Paguhesh për këto që po thua se kjo është propagandë.
Kalaja: Nuk paguhem për të mbrojtur familjen.
Lekatari: Si mund të ndërlidhësh shenjat e kancerit me transgjinorët? Më vendose kasetën e propagandës…
Kalaja: Unë jam pjesë e mbrojtjes së familjes dhe do e mbroj me çdo armë nga ju që e shkatërroni.
Lekatari: Diferenca mes nesh është që ti e shet familjen tënde…
Kalaj: Ti je mbrojtësi i asgjësë. Ju jeni të destinuar ta humbisni këtë betejë. Mbështeteni nga forca të errëta. Pse nuk e hedh në referendum këtë?
Lekatari: Të gjithë e duan barazinë gjinore. Ti trembesh nga 5 veta. Unë e dua referendumin. Je mashtrues ordiner…


